Sport
Kush është Emir Sahiti që sot i tha PO Kosovës
Demokracia
15:35 | 28 Dhjetor 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se talenti  Emir Sahiti, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Ai, pas takimit të sotëm me presidentin Agim Ademi, e ka nënshkruar shkresën nëpërmjet të cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në fanellën e Dardanëve, shkruan Demokracia.com.

Por kush është Emir Sahiti?

23-vjeçari në të kaluarën ka veshur fanellën e Kombëtares së Shpresave të Shqipërisë, derisa karrierën e nisi te Ramiz Sadiku për t’u transferua te Prishtina në kategoritë e reja. Sahiti karrierë bëri edhe te Trepça ’89 për t’u transferuar më pas te Rabotniçki në Maqedoninë e Veriut nga ku kaloi në kampionatin kroat te Hajduku ndërsa një kohë ishte i  huazuar edhe te Sibenku poashtu në Kroaci.

Sahiti shihet si një futbollist që në të ardhmen mund ta ndihmojë shumë ekipin e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme