Southamptoni dhe Tottenhami do ta zhvillojnë sot duelin e javës së 20-të kampionale në Premierligë.
Dy skuadrat elitare synojnë fitore në “St.Mary Stadium”, shkruan Demokracia.com.
Southamptoni vjen i motivuar pas fitores në udhëtim te West Ham Unitedi (2:3), ndërkohë “Spurs” duan ta vazhdojnë ecurinë e ndeshjeve pa humbje.
Trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl ka befasuar duke e lënë në bankën rezervë sulmuesin e rrezikshëm shqiptar, Armando Brojën.
Hasenhuttl në disa deklarata është shprehur se Broja është lojtar shumë i rëndësishëm për ta, ndërsa në një ndeshje të vështirë si kjo me londinezo-veriorët e ka lënë në stol.
Ndeshja ndërmjet Southamptoni dhe Tottenhamit nis nga ora 16:00.
Formacionet zyrtare:
Southampton: Forster, Walker-Peters, Bednarek, Salisu, Perraud, Diallo, Ward-Prowse, Valery, Armstrong, Long, Armstrong,
Tottenham: Lloris; Royal, Sanchez, Dier, Davis; Reguilon, Hojbjerg, Winks; Dele, Son, Kane. /Demokracia.com/