Hugo Maradona, vëllau i Diego Armando Maradonës ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare. Hugo ka vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Monte di Procida, në provincën e Napolit, nga arresti kardiak.
Hugo ishte futbollist, por që ishte larg cilësive të vëllait të tij. Në moshën 18-vjeçare ai nënshkroi për Napolin , megjithëse u huazua shpejt te Ascoli.
Më pas luajti për Rapid Vjenë (1990), Deportivo Italia (1990), dhe Progreso (1991). Një kohë luajti edhe në Spanjë te Rayo Vallecano (1988-90).
Në histori do të mbetet 15 nëntori i vitit 1987. Lalo, Hugo dhe Diego Maradona luajtën së bashku duke mbrojtur fanellën e Granadas në kategorinë e dytë në një ndeshje miqësore ku tre vëllezërit luajtën bashkë në një ndeshje.