Mediet amerikane kanë dhënë një lajm të trishtë duke raportuar se boksieri i njohur Danny Kelly Jr është qëlluar për vdekje.
Boksieri u vra në makinën në të cilën ndodhej e dashura dhe tre fëmijët e tyre. Vrasja ka ndodhur teksa ata ishin duke shkuar për të vizituar familjen për Krishtlindje, transmeton Demokracia.com.
Sipas informacioneve të para, boksieri është qëlluar nga një fuoristradë që në një moment është ndalur pranë makinës që drejtonte. Policia dyshohet se ngjarja tragjike është shkaktuar nga një sherr në trafik dhe ka shpallur një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për informacion që do t’i ndihmonte në hetim.
Gjatë karrierës së tij në kategorinë e peshave të rënda, Kelly arriti dhjetë fitore në 14 ndeshje, lufta e fundit ishte dy vjet më parë kur festoi me nokaut teknik ndaj Nick Kisner. /Demokracia.com
One day before Christmas… someone shoots a man dead in his car on Branch Rd. near St. Barnabas. @PGPDNews say they're looking into all angles right now for a motive, including road rage. They're asking for tips to solve this case at 1-866-411-TIPS. (@wusa9) 📹:@Mariovizcar pic.twitter.com/3RfPVEodAz
— John Henry (@JohnHenryDC) December 25, 2021