Sport
Si ka mundësi që Ronaldo nuk u ndëshkua me karton të kuq pas kësaj ndërhyrje
Demokracia
09:27 | 28 Dhjetor 2021

Share:

Manchester Unitedi  nuk arriti të mposhtë Newcastlen, skuadrën e fundit të tabelës dhe vetëm në minutën e 71-të arritibarazimin kur shënues ishte Edinson Cavani.

Më parë, djajtë kishin shumë fat dhe nëse nuk do të kishin një portier fantastik, David de Gea, do të ishte e pashmangshme humbja, transmeton Demokracia.com.

Alan Saint-Maximin i solli avantazhin Neëcastle në minutën e shtatë dhe që nga ai moment tensioni u rrit. Gjithçka kulmoi në minutën e 56-të kur Cristiano Ronaldo u përplas me Ryan Fraser, mbrojtësin e ekipit kundërshtar.

Pyetja është se si portugezit nuk iu dha karton i kuq, por vetëm i verdhë, pasi duket se ai as nuk e shikoi topin, duke e goditur fuqishëm kundërshtarin. /Demokracia.com

https://twitter.com/i/status/1475578277037232131

Të ngjashme