Sport
COVID-19 ka “kapluar” Premierligën, shënohen rekord të rasteve
Demokracia
17:19 | 27 Dhjetor 2021

Share:

Premierliga angleze ka njoftuar se janë regjistruar 103 raste rekord të COVID-19 nga data 20 deri më 26 dhjetor.

Për këtë shkak të rasteve të shumta të infektimit me virusin famë keq janë shtyrë edhe shumë ndeshje, përcjell Demokracia.com.

Gjithsej 15 mijë e 186 testime janë kryer për lojtarët dhe anëtarët e stafit te klubeve, pasi Premierliga ka rifutur testimin e përditshëm të lojtarëve dhe stafit.

Rekordi i mëparshëm javor i ligës ishte 90 raste, i shpallur vetëm një javë më parë.

15 ndeshje të Premierligës janë anuluar deri më tani gjatë dhjetorit për shkak të rasteve të koronavirusit.

Disa nga klubet elitare që janë prekur shumë nga COVID-19 janë Manchester United, Tottenhami, Watfordi e Wolves. /Demokracia.com/

Të ngjashme