Rezultatet e Tottenham Hotspur nën drejtimin e trajnerit, Antonio Contes kanë frymëzuar tifozët e këtij ekipi të krijojnë një këngë të re.
Conte është ende i pamposhtur në gjashtë ndeshje të Premierligë në krye të “Spurs”, përcjell Demokracia.com.
Tottenham ka grumbulluar 14 pikë në gjashtë ndeshje me ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit në krye, duke u ngjitur në vendin e pestë në tabelën e Premieligës, por me tri ndeshje më pak.
Tifozët e Tottenham Hotspur festuan fitoren 3-0 ndaj Crystal Palaces, teksa këndonin një këngë për trajnerin e që thumbonin edhe ish-skuadrën e tij, njëherit edhe rivalët e tyre londinez, Chelsean.
“Antonio Conte: ha shpageta, pi Moretti, e urren Chelsean”, ishin fjalët në këngën e tifozëve.
View this post on Instagram
Conte kaloi dy vjet në Chelsea, duke fituar një titull në Premierligë dhe një FA Cup. /Demokracia.com/