Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Disa vetura të policisë dhe pjesëtarë të Njësitit Special të Kosovës janë parë para objektit të ministrisë, derisa lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./Demokracia.com/