Sport
PSG duhet të fitojë 100 milionë për të shmangur ndëshkimin, këta janë lojtarë që pritet të largohen
Demokracia
15:31 | 27 Dhjetor 2021

Share:

Paris Saint-Germaini duhet të fitojë 100 milionë euro në afatin kalimtar të dimrit në mënyrë që të respektojë rregullat e “Fair-Play”-it financiar dhe kështu të shmangë ndëshkimin, raportojnë mediat franceze, përcjell Demokracia.com.

Siç thuhet, emri më i madh që mund të largohet nga Parisi është Mauro Icardi.

Sulmuesi argjentinas është dëshira e Juventusit. Rafinha do të huazohet te Real Sociedad dhe nga kryeqyteti francez do të largohen edhe Julian Draxler, Abdu Dialo, Tilo Kerrer, Lavin Kurzawa dhe Sergio Rico.

Nga ana tjetër, PSG dëshiron të mbajë mbrojtësin e djathtë, Nun Mendes, i cili këtë sezon luan si lojtar i huazuar për Sportingun e Lisbonës në Paris.

Gjithashtu u tha se klubet italiane janë më të interesuara për lojtarët e Paris Saint-Germain, të cilët duan të përfitojnë nga situata aktuale dhe të sjellin lojtarë cilësorë për pak para. /Demokracia.com/

Të ngjashme