Danny Roosevelt Kelly Jr, boksieri i peshave të rënda është vrarë me armë zjarri.
Boksieri i njohur si “Smooth” raportohet të jetë vrarë në sy të familjes së tij, derisa po udhëtonin për darkën e Krishtlindjeve, njofton policia amerikane.
Policia në SHBA dhuron si shpërblim 25 mijë dollarë për çdo informacion që dërgon në arrestimin e dorasit.
“Ne po kërkojmë ndihmën e komunitetit në lidhje me të shtënat fatale ndaj 30-vjeçarit Danny Kelly Jr. në prag të Krishtlindjeve. Ai dhe familja e tij po shkonin për një darkë festash në momentin e të shtënave. Shpërblim deri në 25 mijë dollarë po ofrohet për informacionin që çon në një arrestim dhe aktakuzë në këtë rast”, njofton Policia.
Kelly ishte në veturën e tij duke udhëtuar me gruan dhe tre fëmijët e tij kur autori doli përpara dhe hapi zjarr. /Demokracia.com/