Real Madrid nuk ka ndërmend të zgjasë kontratat me dy yjet e tij të mëdhenj, raportojnë mediat spanjolle, duke shtuar se Gareth Bale dhe Isco janë kandidatët kryesorë për t’u larguar nga klubi tashmë në afatin kalimtar të dimrit.
Situata është e ngjashme me mbrojtësin e majtë Marcelo, kontrata e të cilit gjithashtu skadon në qershor.
Ai ka pasur minuta modeste këtë sezon dhe Reali është i gatshëm të respektojë vendimin e tij për të ardhmen, cilado qoftë ajo.
Mariano Diaz, Luka Jovic dhe Eden Hazard janë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, por Reali është i hapur për negociata me çdo klub të interesuar për shërbimet e tyre në janar.
Kështu ka qenë dy vitet e fundit me Alvaro Odriozolo dhe Martin Odegaard. /Demokracia.com/