Sport
Broja zgjedhet lojtari i ndeshjes nga tifozët e Southamptonit në fitoren kundër West Ham Unitedit
Demokracia
12:48 | 27 Dhjetor 2021

Share:

Armando Broja kompletoi 90 minuta në fitoren e Southamptonit në udhëtim te West Ham Unitedi.

Southamptoni triumfoi 2:3 në takimin e javës së 19-të në Premierligë të zhvilluar të dielën në Londër, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse nuk arriti të realizonte gol, sulmuesi shqiptar la “gjurmë” në këtë fitore, duke e fituar një penallti te goli i dytë i skuadrës së tij.

Broja që posedon shpejtësi të madhe me dhe pa top, u nis nga mesi i fushës ndërsa u pengua në zonën e rreptësisë me gjyqtarin që akordoi penallti për mysafirët.

Southamptoni nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ka pyetur tifozët se cili nga katër lojtarët e zgjedhur ishte më i mirë i ndeshjes.

46.2 për qind të votuesve ishin të mendimit se Armando Broja ishte lojtari i ndeshjes.


Broja la prapa James Ward-Prowse me 36.5 për qind të votave.

20-vjeçari shqiptar iu bashkua klubit elitar anglez në verën e këtij viti në formë të huazimit nga Chelsea deri në fund të edicionit. /Demokracia.com/

Të ngjashme