Chelsea ka arkëtuar pikët e plota në takimin e xhiros së 19-të kampionale në Premierligë kundër Aston Villës.
“Blutë” e Thomas Tuchel triumfuan 1-2 me përmbysje në rezultat në “Villa Park”, shkruan Demokracia.com.
Recce James “shokoi” skuadrën e tij kur realizoi autogol dhe duke ia dhuruar epërsinë vendasve në minutën e 28-të.
Baraspeshën në Birmingham e solli mesfushori italian, Jorginho që nuk gaboi nga 11-metërshi.
Në fillim të pjesës së dytë Tuchel vendosi ta inkuadronte sulmuesin belg, Romelu Lukakun.
Ky i fundit besimin e gjermanit e shpagoi në minutën e 56-të kur përmbysi rezultatin dhe njëkohësisht realizoi golin e dytë.
Ndërkaq për golin e tretë krejt në fund të takimit autor ishte sërish Jorginho që u tregua përsëri i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Chelsea me këtë fitore renditet në vendin e tretë me 41 pikë, gjashtë më pak se City lider.
Aston Villës përkundër disfatës mbetet e dhjeta me 22 pikë. /Demokracia.com/