Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në ndeshjen Aston Villa – Chelsea
Demokracia
19:17 | 26 Dhjetor 2021

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e javës së 19-të në Premierligë ndërmjet Aston Villës dhe Chelseas.

Dy skuadrat elitare angleze kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1 në “Villa Park”, shkruan Demokracia.com.

Recce James i Chelseas i dhuroi festën vendasve në minutën e 28-të kur shënoi autogol.

Baraspeshën në këtë 45 minutësh e solli mesfushori italian, Jorginho që u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 34-të.

“Blutë” dominuan në posedim të topit deri më tani, ndërsa në dy ekipet kishin nga një goditje në portë. /Demokracia.com/

Të ngjashme