Manchester City e ka fituar ndeshjen kundër Leicester Cityt me rezultat 6:3, në kuadër të xhiros së 19-të të Premier Leagues.
City shënoi katër gola në pjesën e parë, dy prej tyre nga penalltia.
Kevin De Bruyne (5’), Riad Mahrez nga penalltia (14’), Ilkay Gundogan (21) dhe Raheem Sterling nga penalltia (25’), shënuan për Cityn në pjesën e parë.
Leicesteri ia doli të realizoi tre herë në pjesën e dytë për të ngushtuar epërsin në 4:3 dhe për ta bërë duelin shumë interesant.
James Maddison (55’), Ademola Lookman (59’) dhe Kelechi Iheanacho (66’) ishin realizuesit për Leicsterin. Kjo ishte krejt cka bënë mysafirët, pasi vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë.
Aymeric Laporte (69’) dhe Raheem Sterling (87’) shënuan për Cityn. Për Sterlingun ishte goli i dytë në këtë takim.
Me këtë fitore, Manchester City vazhdon të mbetet në vendin e parë, tani me 47 pikë.
Leicesteri City është në vendin e dhjetë me 22 pikë.