Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes midis Aston Villës dhe Chelseas.
“Blutë” e Londrës duan fitore në udhëtim te Aston Villa, ngase kanë barazuar në dy ndeshjet e fundit në Premierligë, shkruan Demokracia.com.
Aston Villa në anën tjetër synon gjithashtu pikët e plota për t’u ngritur edhe më shumë në tabelë.
Chelsea ka 38 pikë në pozitën e tretë, ndërkohë Aston Villa është edhjeta me 22 pikë.
Ndeshja luhet në “Villa Park” në Birmingham dhe fillon nga ora 18:30.
Formacionet zyrtare:
Aston Villa: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Targett, Sanson, Luiz, Ramsey, Buendia, Ings, Watkins.
Chelsea: Mendy; Chalobah, Silva, Rudiger, James; Kante, Jorginho, Alonso; Mount, Pulisic, Hudson-Odoi. /Demokracia.com/