Sport
Aksident i frikshëm, ylli botëror i sportit dërgohet me urgjencë në spital
Demokracia
22:04 | 23 Shkurt 2021

Share:

Njëri nga sportistët më të suksesshëm në historinë e golf-it, Tiger Woods ka pësuar lëndime në një aksident horror në Kalifornia, shkruan Demokracia.com.

45-vjeçari me urgjencë i është nënshtruar një operimi pas lëndimeve të rënda në këmbë.

Nga departamenti i policisë në Los Anxhelos kanë konfirmuar se Woods ishte duke e vozitur një veturë me të cilën u aksidentua në mëngjesin e sotëm.

Ekipet e zjarrfikësve duhej të ndërhynin për ta nxjerrë Woodsin dhe për ta dërguar në spital.

Sipas departamentit, automjeti pësoi “dëmtime të mëdha”. /Demokracia.com

Të ngjashme