Sport
Ndodh mrekullia: Futbollisti anglez zgjohet nga koma pas gjashtë muajsh
Demokracia
14:40 | 26 Dhjetor 2021

Share:

Futbollisti anglez, Danny Johnson është zgjuar nga koma pas gjashtë muajsh.

Lajmi i mirë mbërriti nga Australia në ditën e krishtlindjeve, sipas kalendarit katolik, përcjell Demokracia.com.

26-vjeçari u sulmua gjysmë viti më parë në Perth, ku jeton dhe luan futboll.

Ish-futbollisti i Carlisle e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në Australi dhe gjysmë viti më parë mezi i mbijetoi një sulmi.

Gjegjësisht, një adoleshent që sulmoi Hodgson më vonë ka pranuar në polici se ka kryer një krim, por emri i tij nuk u publikua, pasi ai është i mitur.

Pasi u godit nga sulmuesi, Danny goditi betonin me kokë, gjë që rezultoi me gjakderdhje brenda trurit.

Gjyqi ndaj sulmuesit nuk ka mbaruar dhe familja shpreson që edhe pse i mituri do të përfundojë për një kohë të gjatë pas hekurave për shkak të aktit. /Demokracia.com/

Të ngjashme