Me mbërritjen e variantit të ri të COVID-19, “Omicron” shumë shtete kanë shtuar masat për të frenuar përhapjen e saj, teksa disa prej vendeve kanë njoftuar dhe vaksinimin me dozat e treta për ta përballuar sa më lehtë virusin.
Një ndër ata persona që kanë marrë dozat përforcuese të vaksinës, siç njihet ndryshe dozat “Booster”, janë dy lojtarët e Tottenhamit, Dele Ali dhe Sergio Reguilon.
Të dy futbollistët e skuadrës londineze e kanë ndarë këtë moment me ndjekësit e tyre duke shkruar të qëndroni të shëndetshëm, duke i bërë një thirrje për ndërgjegjësim të gjithë qytetarëve për apel për vaksinim.