Skuadra Kosova VR nga kryeqyteti ka bërë goditje të madhe në merkato. Klubi nga Kodra e Trimave ka arritur ta rikthejë në skuadër futbollistin elitar, Egzon Krasniqi.
“Sulmuesi i njohur, Egzon Krasniqi, rikthehet në shtëpi pas shumë viteve në klubet elitare të futbollit kosovar.
Sulmuesi këmbëshpejtë e me përvojë, do i ndihmojë klubit në synimet që kemi.
Shihemi së shpejti…”, shkruan klubi në faqen zyrtare në Facebook.
Kosova VR garon aktualisht në Ligën e Tretë, por është pretendenti kryesor për t’u inkuadruar në Ligën e Dytë në edicionin e ardhshëm. /Demokracia.com