Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së COVID-19.
Sipas burimeve të Reuters, këtë e ka bërë të ditur vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel, para ligjvënësve në partinë e saj konservatore, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com
“Tani jemi në valën e tretë,” ka thënë Merkel dhe ka paralajmëruar se lehtësimi i masave të izolimit do të duhej të bëhej me kujdes dhe gradualisht.
Ajo shtoi se do të donte që kthimi në normalitet të bëhej me kujdes për të shmangur masat e bllokimit nëse infeksionet fillojnë të rriten./Demokracia.com