Sport
Vendos FBK, ndeshja Kosovë – Norvegji nuk luhet në Prishtinë
Demokracia
14:32 | 24 Dhjetor 2021

Share:

Federata e Basketbollit e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë një sërë vendimesh, derisa ka vendosur që ndeshja ndërkombëtare Kosovë – Norvegji të luhet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Demokracia.com.

Më poshtë gjeni komplet vendimet e marrë nga Bordi i FBK-së.

Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.12.2021 në Prishtinë (të fundit për këtë vit) e ka përmbledhur vitin që po e lëmë pas dhe ka diskutuar për projektet e vitit të ardhshëm në FBK dhe ndër të tjera ka vendosur:

  1. E ka riemëruar për një mandat shtesë (4 vjeçar) Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku.
  2. E ka miratuar Raportin e Punës për ecurinë e implementimit të Planit Strategjik të FBK-së (2021-2025) për nëntë mujorin e parë të vitit 2021.
  3. I ka miratuar propozim ndryshimet në Statutin e FBK-së (përfshirjen e SPOC personit në Statut me kërkesë të FIBA-s).
  4. Ka vendosur të hap konkursin për organizimin e FINAL 8 Kupës së Kosovës 2022 prej 3 deri më 13 Janar 2022.
  5. E ka miratuar Raportin e Punës për vitin 2021.
  6. E ka miratuar Planin e Veprimit 2022.
  7. E ka miratuar Planin e Marketingut 2022.
  8. E ka miratuar Planin Financiar 2022.
  9. Ka vendosur që ndeshja Kosovë – Norvegji në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 më 27 shkurt 2022 të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme