Nesër futbolli kosovar do të sjellë një superndeshje ku përballën Prishtina e Drita në kuadër të javës së 21-të, shkruan Demokracia.com.
Dallimi në gjashtë pikë dhe një fitore eventuale e Prishtinës, do ta ndizte edhe më shumë garën për titull, kështu që lufta do të jetë e jashtëzakonshme në fushë.
Skuadra e Prishtinës përmes faqes zyrtare të saj ka njoftuar se trajneri Zekirija Ramadanit ka në dispozicion të gjithë skuadrën.
“Skuadra nuk ka probleme në përbërje, pritet edhe rikthimi i Lilajt dhe duke e parë se si skuadra po gëzon formë maksimale, atëherë nesër mund të presim angazhim maksimal dhe që skuadra të dëshmoj se dy fitoret për Kupë dhe Superkupë ndaj Dritës nuk kanë qenë të rastësishme”, shkruan FC Prishtina. /Demokracia.com