Sport
 Ngjarje e rëndë, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar
Demokracia
11:03 | 24 Dhjetor 2021

Share:

Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike 18-vjeçari kamerunas, Adrien Sandjo, i cili aktivizohej në Itali me skuadrën amatore të 19-vjeçarëve të CIT Turin.

Në minutën e 15 të ndeshjes ai u rrëzua në tokë duke pësuar atak kardiak dhe menjëherë iu dha ndihma e parë mjekësore duke u shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, transmeton Demokracia.com.

Pas disa orësh në luftë me jetën ai ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Në ngjarje e trishtë dhe e rëndë për futbollin italian. /Demokracia.com

Të ngjashme