Sport
E trishtë: Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare futbollisti i Serie A
Demokracia
17:30 | 23 Shkurt 2021

Share:

Një lajm të tmerrshëm ka marrë bota e futbollit sot. Është ndarë nga jeta në moshë fare të re ish-futbollisti i Atalantës, kampion i Italisë për moshën-U-19, Willy Braciano Ta Bi, transmeton Demokracia.com.

21-vjeçari mbylli sytë përgjithmonë në vendlindjen e tij, Bregu i Fildishtë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai kishte kohë që po luftonte me kancerin e mëlçisë. Nuk i ka munguar as mbështetja e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, e cila kishte ndërmarrë hapa për të mbledhur fonde dhe për ta ndihmuar atë me shpenzimet.

Ai ishte detyruar të tërhiqej nga futbolli për të vijuar me kurën, ndërsa muajt e fundit mbylli marrëdhënien me klubin bergamask, për t’u kthyer në Bregun e Fildishtë, ku kaloi momentet e fundit të jetës së tij. /Demokracia.com

Të ngjashme