Lajme
Pacolli: Në Kosovë nuk ka rritje ekonomike prej 9.9%
Demokracia
20:58 | 23 Dhjetor 2021

Share:

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se në vendin tonë nuk do të ketë rritje ekonomike, as rritje të punësimit prej 9.9 për qind, ashtu siç kanë deklaruar nga Banka Qendrore e Kosovës, në tetor të këtij viti.

Pacolli në një postim në rrejtin soacial “Facebook”, ka shkraur se rritja reale ekonomikë në Kosovë nuk mund të kalojë mbi 4.8-5 për qind, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Kam dëgjuar që po flitët

për rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit.

Në Kosovë nuk ka rritje ekonomike prej 9.9%, për shumë arsye.

Nuk mund viti 2020  të mirret si vit referencë.  Në atë vit (2020) gjithçka stagnonte.

Bëni një krahasim me vitin 2019 dhe do të shihni se rritja reale ekonomike në Kosovë nuk mund të kalojë mbi 4.8-5%.

Një përshkrim si matët  rritja ekonomike;

Përqindja që paraqet ndryshimin e gjendjes së faktorëve ekonomikë gjatë periudhave referuese

konsiderohen si rritje, stagnim ose degresion ekonomik

Si rritje ekonomike konsiderohet;

1) Rritja e te ardhurave  për kokë banori,

2) Performanca ekonomike e faktoreve  prodhuese dhe sherbyese, që rrjedhin nga investimet te financuara nga  kapitali kombëtar si dhe atyre që rrjedhin nga kapitali i huaj ose remitancat e që ndikojnë  edhe rritjen e punsimeve,

3) përqindja e rritjes  së konsumit të popullsisë,

4) Përqindja e vëllimit të investimeve ne projektet për përmirësimin e infrastrukturës  publike,

5) Krijimi i kushteve të qëndrushmerisë ( kursimet),

… duke pas parasysh edhe keta faktor;7

a) Përmirësimi i cilësisë së jetës (barazia socio-ekonomike, inflacioni, kostot, etj.),

b) përqindja e rritjes së të ardhurave dhe shpenzimeve të popullsisë që ndikojnë në shkallën e rritjes së standardit të jetesës së qytetarëve, duke marrë parasysh faktin e stoqeve (rezervat apo kursimet që krijojnë qëndrueshmëri për të ardhmen),

c) shpërndarja e të ardhurave dhe shpenzimeve të të gjitha segmenteve të popullsisë (mesatarja )

d) Pêrqindja  e  të ardhurave nga aktivitetet jozyrtare (ato familjare)

h) ndryshimi i gjendjes shëndetësore dhe mjedisit jetësor të popullatës (cilësia e jetës së popullatës, e cila matet,  normalisht nëpërmjet anketave)

i) masat e marra për të garantuar mirëqenien e qëndrueshme të qytetareve

j) Përpilimi i rregullt i raporteve  matese, në bazë të numrave, emrave, datave dhe vlerave monetare qe percjellin dukurit ekonomike /Demokracia.com/

Të ngjashme