Sport
Tjetër ndërprerje në derbin shqiptar, tash kërkohet ndihma e ambulancës
Demokracia
20:28 | 23 Dhjetor 2021

Share:

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës ka filluar me tensione. Sfida është ndërprerë që në minutat e para sepse tifozët kanë hedhur flakadanë në fushë, shkruan Demokracia.com.

Edhe pse spikeri i paralajmëroi që të mos ndodhnin këto gjëra, përsëri tifozët kanë vepruar ndryshe.

Ndeshja për herë të dytë është ndërprerë në minutën e 35-të kur një tifozë në tribuna ka pësuar lëndim dhe është dashur ta kërkojë ndihmën mjekësore, çka u desh edhe ndërhyrja e ambulancës.

Bëhet fjalë për një tifozë të vogël që nga gëzimi i golit të Tiranës ka pasur shqetësime në shëndet.  /Demokracia.com

Të ngjashme