Sport
Zyrtare: Koronavirusi detyron UEFA-n të anulojë kampionatin europian
Demokracia
16:57 | 23 Shkurt 2021

Share:

Shtëpi evropiane e futbollit (UEFA) ka vendosur të anulojë Kampionatin Europian 2021 të moshave U-19 për femrat dhe për meshkuj për arsye të pandemisë globale të koronavirusit.

Këtë lajm e bëri publike vetë UEFA me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj, ku ky vendim u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, teksa vendosën në dukje se kufizimet aktuale të qeverive të ndryshme dhe organizimi i këtij kompeticioni do të ishte shumë i vështirë.

Të gjitha federatat anëtare të qeverisë më të madhe europiane të futbollit e miratuan këtë vendim. /Demokracia.com

Të ngjashme