Sport
Presidenti i klubit italian lirohet nga burgu, por mbetet në arrest shtëpiak
Demokracia
16:29 | 23 Dhjetor 2021

Share:

Massimo Ferrero është kthyer në shtëpi. Ish-presidenti i Sampdorias doli nga burgu pas 17 ditësh dhe do të mund të festojë Krishtlindjen me të dashurit e tij, në arrest shtëpie në Romë.

Ish-drejtuesi më i lartë i Sampdorias ishte arrestuar për krime korporative me pasojë falimentimi, si pjesë e një hetimi nga prokurorja e Cosenzas.

Ai u largua nga burgu San Vittore në Milano, pasi u pranua kërkesa e avokatëve të tij Luca Ponti dhe Pina Tenga, për të qëndruar në arrest shtëpiak deri në marrjen e një vendimi nga gjykata./Demokracia.com/

Të ngjashme