Lajme
Ambasadorja e Francës uron Osmanin për zgjedhjet, kërkon themelimin e shpejtë të institucioneve
Demokracia
16:27 | 23 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine BUTEL.

Ambasadorja e Francës, Marie-Christine BUTEL, e uroi Osmanin për fitoren në zgjedhjet parlamentare duke theksuar që mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës.

Osmani e falënderoi Butel-in, për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e Presidentit Macron për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, thuhet në njoftimin nga presidenca.

“Ajo theksoi që pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja në vend të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, bashkëpunimit dhe konsistencës në qeverisjen e ardhshme.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine BUTEL. Me këtë rast, Ambasadorja e Francës e uroi u.d. Presidenten Osmani për fitoren në zgjedhjet parlamentare duke theksuar që mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës.

U.d. Presidentja Osmani e falënderoi përzemërsisht Ambasadoren Butel për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e Presidentit Macron për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ajo theksoi që pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja në vend të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit.

Tutje në takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, bashkëpunimit dhe konsistencës në qeverisjen e ardhshme./Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme