Sport
Gol fantastik, traversë dhe fitoi penallti, mediat italiane vlerësojnë Nedim Bajramin kundër Milanit
Demokracia
10:42 | 23 Dhjetor 2021

Share:

Nedim Bajrami ka shkëlqyer kundër Milanit, por nuk i mjaftoi Empolit për të dalë me pikë ndaj kuqezinjëve në atë humbje 2-4.

Mesfushori shqiptar barazoi shifrat përkohësisht me goditjen nga distanca që u ndal në rrjetë.

Në golin e dytë të shënuar nga Empoli ishte penalltia e fituar nga Bajrami që u kthye në gol.

Ndërkohë goditi edhe traversën, me fatin që i mohoi dopietën personale ndaj kuqezinjëve.

Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën më të lartë nga të tjerët. “Tuttomercatoweb” i jep notën 7, duke shkruar: “Ishte ndeshje e madhe e Bajramit”.

Nga ana tjetër “Calciomercato” e vlerëson me 6.5: “Më i rrezikshmi te Empoli”.

Të ngjashme