Sport
Liverpooli kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup, nënshtron Leicester Cityn pas penalltive
Demokracia
22:56 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Liverpooli është skuadra e katërt që është kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup në Angli.

“Të Kuqtë” triumfuan në çerekfinale kundër Leicester City, vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4 , shkruan Demokracia.com.

90 minutat e rregullta në stadiumin “Anfield Road” u mbyllën pa fitues 3-3.

Vardy hapi serinë e golave në minutën e 9-të për ta vazhduar katër minuta më vonë me golin e dytë.

Oxlade-Chamberlain ngushtoi shifrat gjashtë minuta më vonë, ndërsa Maddison riktheu epërsinë e dy golave për “Dhelprat” në minutën e 33-të.

Kthesa e Liverpoolit nisi në minutën e 68-të kur Diogo Jota shënoi për 2:3.

Minamino ishte realizator i golit të tretë në minutën e pestë shtesë për ta dërguar ndeshjen në penallti, përmes të cilave “Të Kuqtë” u treguan më të saktë dhe kësisoj iu gëzuan kalimit tutje.

Liverpoolit në gjysmëfinale i janë bashkuar edhe Tottenham, Chelsea e Arsenali. /Demokracia.com/

Të ngjashme