Sport
Carabao Cup: Chelsea kualifikohet pa problem në gjysmëfinale, Liverpooli dhe Leicesteri shkojnë në penallti
Demokracia
22:46 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup, falë fitores ndaj Brentfordit.

“Blutë” e Londrës triumfuan 0-2 në udhëtim te Brentfordi, shkruan Demokracia.com.

Në pjesën e parë përkundër rasteve gola nuk pati, ndërsa Chelsea krijoi epërsi tek në minutën e 80-të kur Jansson realizoi autogol.

Pesë minuta më vonë, Jorginho “vulosi” fitoren e Chelseas me gol nga pika e bardhë e penalltisë.

Në ndërkohë, ndeshja tjetër çerekfinale në Carabao Cup ndërmjet Liverpoolit dhe Leicester Cityt ka shkuar në penallti.

Rezultati i 90 minutave të rregullta në stadiumin “Anfield” ishte i barabartë 3-3. /Demokracia.com/

Të ngjashme