Milani ka lënë pas ecurinë prej tri ndeshjeve pa fitore, duke e mposhtur Empolin në udhëtim.
“Rossonerët” fituan 1-4 ndeshjen që i takoi javës së 19-të në elitën e futbollit italian, shkruan Demokracia.com.
Kessie në minutën e 12-të hapi serinë e golave, por festa e mysafirëve zgjati vetëm gjashtë minuta kur mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami barazoi shifrat.
Megjithatë, Milanin në pushim me epërsi e dërgoi sërish Kessie që realizoi golin e dytë tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 63-të, Florenzi shënoi golin e tretë nga gjuajtja e lirë.
Golin e katërt për “kuqezinjtë” e realizoi Hernandez në minutën e 69-të.
Krejt çfarë bën tjetër vendasit ishte goli i Pinamontit gjashtë minuta pa përfunduar ndeshja.
Me këtë fitore Milani ngritet në vendin e dytë me 42 pikë, derisa Empoli ka 27 në vendin e dhjetë.
Napoli në anën tjetër ka pësuar disfatë në shtëpi nga Spezia.
Spezias i mjaftoi autogoli i Jesus në minutën e 37-të për ta mposhtur Napolin e Amir Rrahmanit.
Napoli me këtë humbje bie në vendin e tretë me 39 pikë, kurse Spezia shkon në kuotën e 16 pikëve në pozitën e 17-të. /Demokracia.com/