Sport
Batatina “shpërthen” pasi Llapi nuk fitoi çmimin e klubit më të mirë të vitit, e quan komisionin “komunist”
Demokracia
19:26 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar ashpër për ndarjen e çmimit të klubit më të mirë në Kosovë për vitin 2021.

FC Prishtina, kampioni në fuqi i Kosovës në futboll e ka fituar çmimin e klubit më të mirë për vitin 2021 nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Batatina përmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar ashpër ndaj komisionit vlerësues, madje Batatina shkoi aq larg sa i quajti ata “ komision komunist”.

Trajneri llapjan gjithashtu theksoi me ironi se do t’i bëj kërkesë UEFA-s dhe FIFA-s për të shtuar numrin e trofeve për një vit kalendarik.

“Dua t’i bëj kërkesë zyrtare UEFA-së dhe FIFA-së që të shtoj numrin e trofeve për një vit kalendarik sepse tre trofetë e fituara nuk po i shohin komisioni komunist pa asnjë kontribut në futbollin e Kosovës. Shihemi në vitin 2022. Përkrahja na bënë më të fortë, mosvlerësimi na bënë të pandalshëm”, ka shkruar Batatina në Facebook.

Batatina me Llapin fituan Kupën e Kosovës në futboll edicionin e kaluar, si dhe Superkupën e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme