Ballkani dje mori një vendim befasues kur shkarkoi trajnerit Bekim Isufi.
Isufi e la Ballkanin në pozitën e dytë në tabelë me vetëm 2 pikë larg vendit të parë, por kjo nuk mjaftoi për drejtuesit therandas që e ndërprenë bashkëpunimin me të, shkruan Demokracia.com.
Menjëherë pas kësaj nisën zërat për trajneri e ri, derisa Demokracia.com mësoj se klubi nga Suhareka është interesuar për trajnerin e Partizanit, Ilir Daja.
Vet trajneri nuk e ka mohuar një mundësi largimi nga Partizani, derisa nuk ka folur nëse ka apo jo kontakte me klubet tjera.
“Unë kam një kontratë me klubin, por nuk më mban kontrata te Partizani. Më mbajnë marrëdhëniet bilaterale me drejtuesit, që janë shumë të mira”, ka thënë Ilir Daja. /Demokracia.com