Conmebol, konfederata e futbollit të Amerikës së Jugut, po studion një plan për t’u bashkuar me Ligën e Kombeve. Kështu tha presidenti i Federatës së Futbollit të Perusë, Lozano:
“Së fundi kemi pasur takimin e parë. Nuk e kemi përcaktuar ende projektin për ta bërë të ditur, por në ditët në vijim do të ketë lajme”.
Në fakt, këtë lëvizje e paralajmëroi edhe zv.presidenti i UEFA-s, Boniek: “Kjo do të jetë Liga e Kombeve e fundit me këtë format. Nga viti 2024 do t’i bashkohen këtij kompeticioni edhe ekipet nga Amerika e Jugut”.
Gjashtë skuadrat më të mira në renditjen e FIFA-s do të përfshihen në Ligën A. Ato do të shortohen në vazon e pare. Pra Argjentina dhe Brazili, por edhe Kili, Peruja, Kolumbia, Uruguaji. Në vazon e dytë, ose Ligën B, do të sistemohen katër të mbeturit: Bolivia, Ekuadori, Paraguaji dhe Venezuela. /Demokracia.com