Sport
Sot mbahet manifestimi tradicional “Laureatët e vitit”
Demokracia
11:44 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë sot manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, ku do të nderohen me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës.

Edhe sivjet ceremonia e më të mirëve do të mbahet pa mysafirë, por vetëm me praninë e laureatëve, për shkak të masave në fuqi për mbrojtje nga Covid 19.

Ky manifestim mbahet në objektin e Klan Kosovës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00. /Demokracia.com

Të ngjashme