Sport
Tragjike:  Portieri humbi jetën pas një përplasjeje me një lojtar, ishte vetëm 20 vjeç
Demokracia
09:59 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Një lajm i tmerrshëm vjen nga Indonezia. Portieri i klubit Tornado, anëtar i Ligës 3 ka ndërruar jetë pas një përplasjeje me një lojtar kundërshtar, transmeton Demokracia.com.

I riu 20-vjeçar Taufik Ramsjah u godit në kokë teksa vraponte për të marrë topin. Menjëherë i ra të fikët dhe lojtarët në fushë tentuan ta ndihmojnë.

Ai u transportua në spital, të shtunën iu nënshtrua një operacioni urgjent, ndërsa mediat vendase raportuan se ai ndërroi jetë të martën.

Ramsjah ishte një portier shumë i talentuar dhe parashikuan se së shpejti mund të bëhej portier përfaqësues i rrjetës dhe klubi lëshoi ​​një deklaratë me rastin e kësaj ngjarje tragjike./Demokracia.com

Të ngjashme