Futbollisti uruguaian Luiz Suarez, prej kur është larguar nga Barcelona në verën e vitit të kaluar, ka shënuar vetëm suksese te Atletico Madrid, transmeton Demokracia.com.
Suarez i cili sonte pritet të luajë në Ligën e Kampionëve kundër Chelset, është kthyer të flas edhe njëherë për largimin e tij nga Barcelona, derisa ka thënë se klubi katalunas nuk e trajnojë në mënyrë të dinjitetshme.
Ai u largua nga Barcelona për ekipin Atletico Madrid në muajin shtator, dhe deklaratë që bëri buj ishte kur tha: “Meritova më shumë respekt”.
34-vjeçari u shpreh se tani ndihet rahat dhe i lumtur në Madrid derisa për Barcelonën shtoi: “Ata më thanë se je shumë i vjetër dhe nuk mund të luash më gjatë në ekipe të nivelit të lart”. Ky veprim i Barcelonës duket se e ka lënduar shumë futbollistin uruguaian.
Suarez gjatë karrierës së tij ka luajtur ndër klubet më të njohura si: Nacional (Uruguai), Groningen, Ajax, Liverpol, Barcelona dhe tash në Atletico Madrid.
Ai ka zhvilluar gjithsejtë 487 ndeshje duke shënuar 333 gola për ekipe të ndryshme, ndërsa për kombëtaret e Uruguait i ka 116 paraqitje duke shënuar 63 gola. /Demokracia.com