Sport
Balotelli s’ndryshon asnjëherë, e përgëzon bashkëlojtarin për golin me shqelm në kokë
Demokracia
19:55 | 21 Dhjetor 2021

Share:

Sulmuesi i njohur Italian, Mario Balotelli ka vazhduar me veprimet e “çmendura” të tij edhe në kampionatin turk.

Skuadra e tij, Adana Demirspor ka shënuar fitore të madhe 2-0 kundër Galatasarayt në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit turk, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse nuk shënoi asnjë gol, Balotelli mori vëmendjen e publikut në tribuna me një veprim që nuk është se nuk pritej nga ai.

Tek goli i parë i shënuar nga Akgun, sulmuesi italian e goditi me shqelm në kokë, formë kjo e veçantë për ta përgëzuar atë për golin e shënuar.

Më poshtë mund ta shikoni momentin. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme