Janë publikuar formacionet zyrtare të përballjes ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit.
“Zonja e Vjetër” do të mirëpres skuadrën e Cagliarit sonte në “Allianz Stadium” për ta zhvilluar duelin e javës së 19-të kampionale në Serie A, shkruan Demokracia.com.
“Bianconerët” cilësohen favorit për të triumfuar në këtë përballje, por Cagliari udhëton me nevojë të madhe për pikë për t’i ikur “zonës së kuqe” që e largon nga elita.
Ndryshe, ballafaqimi midis Juventusit dhe Cagliarit starton nga ora 20:45.
Formacionet zyrtare:
JUVENTUS: Szczesny, De Ligt, Cuadrado, Alex Sandro, Bonucci, Arthur, Bernardeschi, Rabiot, Bentacur, Morata, Kean.
CAGLIARI: Cragno; Zappa, Ceppitelli, Carboni, Lykogiannis; Bellanova, Grassi, Deiola, Dalbert; Pereiro; Joao Pedro. /Demokracia.com/