KF Llapi ka nënshkruar kontratë profesionale me talentin e ekipit U19, Muhamed Llapashticën.
Llapashtica ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin nga “Zahir Pajaziti”, shkruan Demokracia.com.
Futbollisti 18-vjeçar luan si mesfushor defanziv, ndërsa bën pjesë edhe në Kombëtaren U19 të Kosovës.
Llapashtica më pare ishte pjesë e Shkollës së Futbollit ‘Podujeva’ kurse tashmë e tre vite pjesë e Akademisë së Llapit, ku ka shkëlqyer me paraqitje në kategorinë U17 si dhe në dy edicionet e fundit pjesë e U19 ku ishte ndër mesfushorët më të mirë të kësaj gjenerate.
Llapashtica debutoi me skuadrën e parë të Llapit në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj Kikës. /Demokracia.com/