Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Botëror të shahut që mbahet këtë vit në Varshavë të Polonisë.
Nderim Saraqi është garuesi që do ta përfaqësojë Kosovën për herë të parë në këtë kampionat që mbahet nga data 26 deri më 30 dhjetor të vitit 2021.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës përmes një njoftimi.
“Për herë të parë në historinë e shahut kosovar, një shahist do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të shahut blic dhe rapid, që mbahet prej 26 dhjetor deri më 30 dhjetor 2021, në Varshavë të Polonisë”, shkruhet në komunikatë. /Demokracia.com/
For the first time a Kosovan chess♟️ player will represent our country?? at the World Championships of Chess Blitz and Rapid, which will be held in Warsaw, Poland, from 26-30 December 2021. #rapidblitz pic.twitter.com/eDghCF5rp3
— NOC KOSOVO ??? (@NOCKOSOVO) December 21, 2021