Në kuadër të marrëveshjeve me sponsorë, KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje sponsorizimi me Bankën Ekonomike.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi llapjan përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina theksoi për faqen zyrtare të klubit se falë mbështetjes së sponsorëve të mëdhenj dhe të suksesshëm siç është Banka Ekonomike, rruga drejt sukseseve do të jetë më lehtë e arritshme.
Kurse, Zv/ Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Arijan Haxhibeqiri theksoi se përmes kësaj mbështetje, synojnë të ndihmojmë klubin e Llapit dhe të rinjtë e qytetit të Podujevës të kenë mundësi më të mira për punë dhe zhvillimin e talentit të tyre si futbollist.
Në fund të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, kryetrajneri Batatina iu dhuroi një dhuratë, fanellën e klubit, zyrtarëve të Bankës Ekonomike. /Demokracia.com/