Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur një mysafir sot në ambientet e FFK-së.
Aty për vizitë ka shkuar futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan Demokracia.com.
I pari i FFK-së ndau një fotografi me yllin e Baselit, ndërsa tregoi se për çka biseduan.
“Gjithmonë kënaqësi kur takohem me futbollistët e Kombëtares tonë e sidomos befasishëm. Sot talenti ynë Edon Zhegrova erdhi për të më vizituar me çrast edhe biseduam për formën e tij të mirë dhe futbollin në përgjithësi. Bashkë me festat e fund vitit I uroj shëndet dhe suksese në skuadrën e tij te Baseli e veçanërisht me Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një edicion të mirë me Baselin në Superligën e Zvicrës. /Demokracia.com/