Sport
Zyrtare: Ballkani dhe Bekim Isufi ndajnë rrugët
Demokracia
11:59 | 21 Dhjetor 2021

Share:

Klubi i Ballkanit dhe trajneri Bekim Isufi i kanë ndarë rrugët.

Ka qenë klubi që e ka konfirmuar lajmin në faqen e tyre zyrtare.

“Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi”.

“Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”.

“Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik”, thuhet në njoftim.

Ballkani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e tretë me 33 pikë.

 

Të ngjashme