Vanessa Bryant ka kritikuar reperin Meek Mill lidhur me një këngë që i referohet burrit të saj të ndjerë, yllit të basketbollit Kobe Bryant.
Don’t Worry (RIP Kobe) përmban tekstin lirik: “If I ever lack, I’m goin’ out with my chopper, it be another Kobe”, trasmeton Demokracia.
Bryant u vra së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë të tjerë në një përplasje helikopteri vitin e kaluar.
Duke iu drejtuar Meek Mill në Instagram, Vanessa tha se kënga ishte “jashtëzakonisht e pandjeshme dhe mosrespektuese”.
“Unë nuk jam njoh këngët e tua, por besoj se mund të bësh më mirë se kjo,” shkroi ajo në Instagram të hënën.
“Nëse jeni një adhurues, mirë, por ka mënyra më të mira për të treguar admirimin tuaj për burrin tim. Kjo nuk ka respekt dhe takt”.
Ajo gjithashtu ndau një mesazh mbështetje nga ylli i basketbollit Candace Parker, i cili shkroi: “Më vjen keq që ju dhe vajzat tuaja vazhdimisht duhet të merreni me gjëra si kjo. Nuk është e drejtë”./Demokracia.com