Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, u ka bërë thirrje ndjekësve të tij në Facebook që të blejnë produktet vendore me rastin e festave të fundvitit.
Shefi i shtabit teknik te “kuqebardhët” përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar nga ndjekësit që për festat e fund vitit të blejnë produkte vendore dhe t’i përkrahin prodhuesit vendor, shkruan Demokracia.com.
Kjo kampanjë është mbështetur edhe nga disa tifogrupe të klubeve të Superligës së Kosovës dhe atyre të Ligës së Parë.
“Blej shqip. Blej të vendit. Festo me produkte të vendit. Gëzuar festat”, ka shkruar Munishi.
Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë të Ismet Munishit. /Demokracia.com/