Sport
Sudani Jugor nis ligën e futbollit për femra
Demokracia
12:16 | 23 Shkurt 2021

Share:

Për herë të parë, Sudani Jugor ka organizuar një ligë të futbollit për femra.

Ndeshja e parë u luajt në mes të Juba Stars dhe Aweil në kryeqytetin Juba. Ndeshja mbaroi 2-0 në favor të ekipit Juba Stars, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Futbollistja e Ugandës, Jean Sseninde, e cila është konsulent për ligën e futbollit të femrave në Sudanin Jugor, tha se kjo do të ketë ndikim të madh në vend, ku martesa e fëmijëve është e zakonshme.

“Le ta evitojmë martesën e fëmijëve dhe shtatzënitë e hershme. Ne duam të përkrahet futbolli i femrave në Sudanin Jugor, sepse duam të jemi më të mirët në Afrikë dhe në botë”, tha ajo. Ssenide ka luajtur më parë për Queens Parg Rangers dhe Crystal Palace në Premier Ligën angleze./Demokracia.com/

Të ngjashme